Transmetuar më 19-12-2019, 11:28

Vetëm një muaj më parë, ajo humbi babanë, dhe lajmin e hidhur e dha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Por këngëtarja Big Mama, është veshur sërish me të zeza, teksa nuk i kishte hequr ende nga ai ati, pasi ka humbur një njeri të shtrenjtë.

Ajo ka postuar një fotografi me xhaxhanë e saj, duke bërë me dije se është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka dhënë me këto fjalë: “U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari.

Po neve na latë shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe va bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd