









Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin nisjen nga puna të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Ambasada amerikane thotë se SHBA përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK).
“Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit- individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm”, thuhet në qëndrim.
Më tej shtohe se ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar. /a.y/noa.al
Nis nga puna Prokuroria e Posaçme, anëtarët e SPAK betohen te Meta
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





