Transmetuar më 18-12-2019, 20:33

Kur pritej që qyteti të ndriçohej më tepër, me rastin e festave të fundvitit, ka ndodhur e kundërta në Vlorë.

Persona të papërgjegjshëm kanë vjedhur kabullin elektrik të ndriçimit në “Lungomare”.

Për pasojë e tëra zona në hyrje të shëtitores bregdetare është në errësirë të plotë.

Raportohet se janë dëmtuar edhe elementët e dekorit festiv në këtë zonë, ndërsa Bashkia e Vlorës, që sapo e kishte vendosur dekorin festiv, ka bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë.

Policia po heton në lidhje me identifikimin e autorëve të vjedhjes.

Pas ngjarjes bashkia u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë qytetari, megjithëse akti i shëmtuar është kryer, duke lënë pa drita një nga shëtitoret më të frekuentuara në qytetin bregdetar./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd