
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organin gjenital mashkullor, ndërsa mediat i quan kazan.
Duke rikujtuar deklaratat e tij kundër Presidentit amerikan Donald Trump, Vasili thotë se gjuha e shthurur e kryeministrit ka shkuar deri në Amerikë.
"Edi Rama paturpësisht ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organet e mashkullit. Edi Rama ofendon mediat e i quan hale’, qenef, lehaqen, kazan, kadrinj. Edi Rama ofendon hebrenjtë në mes të Parlamentit dhe i quan çifutë.
Ky ofendon Presidentin Trump në mes të Amerikës dhe e quan turpin e qytetërimit. Refuzojeni gjuhën e çartur, të ç’thurur dhe te ulët të tij. Sa turp për Shqipërinë që ka këtë kryeministër dhe për shkak të këtij Edi Ramë, turpi ka kaluar oqeanet", shkruan Vasili./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





