
Ndërsa trupi gjykues pritet të japë vendimin për dosjen “Babalja”, ish deputeti i PD-së Ervin Salianji u shpreh në një prononcim për mediat, se në dosjen e prokurorisë nuk ka asnjë provë të re veç urdhrit politik të kryeministrit Rama.
“Në mënyrë të përmbledhur po ju paraqes faktet e provat. Ajo që ndodhi në seancë ishte një farsë e planifikuar sipas një pretence të bërë gati nga Edi Rama që ditën e dytë të skandalit të përfshirjes së Geron Xhafës dhe vëllait të tij për ta lehtësuar në trafikun e drogës. Është e qartë që më datë 24 kur gazetari Olldashi ka bërë investigimin, thuajse në një orë ndodhen në të njëjtën zonë që është lokali i Agron Xhafajt.
Prova kryesore e prokurorisë, thotë që e kam sjell në datë 14 apo 15 janar audio përgjimin, përveç shumë fakteve e provave të patraskriptuara nga prokuroria, sot kemi fakte të tjera të pakundërshtueshme që janë komunikimet telefonike të dy numrave, Albert Veliut po edhe të Alizotit, të cilat nga data 14 janar deri në fund të shkurtit nuk ka ardhur në Tiranë", u shpreh Salianji.
Më tej ai shton se, "Bie me provë shkencore pretendimi i dëshmitarit të sajuar që ka ardhur më datë 15 dhe 16 dhe më kanë dorëzuar mua një material audio apo video. Të dy numrat, nuk janë në Tiranë sipas kompanive telefonike, që janë në dosjen e prokurorisë. Po ashtu prova tjetër akt ekspertimi britanik nuk e përjashton faktin që Agron Xhafaj ka zërin e ngjashëm me materialin që ne kemi publikuar".
Sipas tij, "Nuk ka asnjë provë apo fakt tjetër prokuroria, jemi detyruar të bëjmë një mbrojtje më shumë se 100 faqe. Ndërkohë pretendimet e prokurorisë, nuk ka asnjë provë që të provojë fajësinë time, ka vetem urdhër politik të kryeministrit e kërkova edhe në seancë porkuroria duhet të kishte ndryshuar qëndrim prokurorët e parë janë të përjashtuar nga sistemi. prokuroria nuk ka asnjë provë tjetrë. nuk kam qenë unë që i kam bërë njohjen mes gazetarit Olldashi dhe ‘Babales’ kjo është një cështje që behët për të tërhequr në llum denoncuesit"./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





