Transmetuar më 18-12-2019, 14:15

Këtë të martë aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman ka festuar ditëlidnjen, pranë familjes së tij.

Ndërsa mbushi 38 vjeç, ai festoi pranë të shoqes Almeda Abazi, djalit Efehan dhe njerëzve të tij më të afërt.

Ka qenë Almeda ajo që ka publikuar një fotografi nga familja, teksa i ka bërë edhe një urim të ndjerë të shoqit.

“Sa e lumtur që të kam, gëzuar ditëlindjen shpirti im. Tolgahan të duam shumë”, shkruan Almeda.

Bukuroshja shqiptare e cila ka nisur karrierën si aktore në Turqi ku dhe jeton prej disa vitesh është martuar me aktorin Tolgahan Sayisman dhe si fryt i martesës mes tyre, disa muaj më parë u bënë me djalë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd