Transmetuar më 18-12-2019, 13:19
Arma e sekuestruar

Një operacion i policisë së Matit i koduar “Livadhet”, ka vënë në pranga një të ri, i cili ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës.

Në sajë të sinjalizimi nga qytetarët, të cilët kanë njoftuar në sallën operative për dy të rinj që qëllonin me armë zjarri në ajër, ndërhyri policia.

Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Indrit Kurtdeda, 19 vjeç, banues në Burrel dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë K. K., 18 vjeç, banues në Burrel.

Dy të rinjtë u kapën gjatë operacionit, në tentativë për t’u larguar, në aksin rrugor Burrel-Komsi, së bashku me armën e zjarrit, me të cilën kishin qëlluar në ajër në livadhet e fshatit Batër e Vogël.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan 10 gëzhoja, të qitura nga arma e sekuestruar nga shërbimet e policisë gjatë operacionit.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd