Transmetuar më 18-12-2019, 12:59

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari duke marrë fajël pas kryeministrin në foltoren e Kuvendit tha se me këtë ligj vendi shkon drejt Putinizmit dhe Erdoganizmit, prandaj i kërkoi kryeministrit Rama që të tërhiqet.  Në fjjalën e saj ajo rrëfeu edhe bisedën që kishte pasur me Presidentin Ilir Meta pak javë më parë.

"Jeni i lodhur se keni 6 vite në qeveri, që flisni pa fund, pa limit, dilni në çdo televizion shpikni çdo lloj platforme për të bërë propagandë me arrogancë që nuk është parë në vite. AMA, AKEP dhe KAA brenda AMA-s janë borde të kontrolluara nga politika. Edhe në kushtet që thoni ju dhe unë. Edhe krimineli ka të drejtat e tij, prandaj unë do të mbroj kushtetutën dhe këtë po kërkoj. E di se çfarë është bërë në këtë parlament dhe sa herë kam goditur.

Vetëm pak muaj më parë isha në zyrën e Presidentit dhe më tha ‘Rudina nuk ke bërë mirë, më ka ngelur hatri me ju’ Pse i thashë? ‘Sepse më ke goditur’. I thashë edhe mua me ju më ka mbetur hatri dhe kjo është reciproke, sepse ke bërë një gabim fatal. Ju duhet të ishit i pari që duhet të më kishit thirurr kur nuk dogja mandatin. Pse pritët 8 muaj të më thonit bravo të qoftë. Pse lejuat si PD-ja dhe çdo person militant të më delegjitimonte mua si e bija e Azem Hajdarit. Çdo individ ka të drejtë të shprehë fjalën e lirë", u shpreh Hajdari.

Hajdari i kërkoi kryeministrit Rama të tërhiqet nga paketa anti-shpifje, pasi sipas saj, cënon të drejtat e individëve. Ndërsa theksoi se paketa anti-shpifje e çon vendin drejt një putinizmi dhe erdoganizmi.

“Z.kryeministër, paketa anti-shpifje e çon vendin drejt një putinizmi, erdoganizmi, që i kthen supet Evropës. Prandaj, ju kërkoj të tërhiqeni, sepse nuk duhet të jetë politika ajo që të kontrollojë mediat sot, në asnjë mënyrë. Ne po kalojmë një proces shumë rigoroz, siç është Reforma në drejtësi dhe duhet ta ruajmë këtë reformë, si të vetmen shpresë për shqiptarët.

Z.kryeministër keni akoma kohë të tërhiqeni nga kjo paketë, ta rishikoni edhe njëherë. Vërtet ka ankesa të ndryshime për mënyrë si funksion media sot, kush i financon këto media online, janë disa çështje të nxehta, siç iu i përmendët, si terrorizmi, etj., por nuk është ky ligji. E tha dhe z.kryeministri, që ju nuk dini të lexoni, as BE, as OSBE, asnjë nuk di të lexojë, vetëm ju dini të lexoni. Ju me këtë ligj cënoni të drejtat e individëve. Është një paketë e kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët. Kjo paketë sot nuk mund të miratohet, sepse ju e dini mirë që Shqipëria po merr kryesimin e OSBE", tha ajo./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd