
Kryeministri Edi Rama tha se ndiheht krehar për punën e bërë nga kabineti i tij qeveritar për përballimin e pasojave pas tërmetit të 26 nëntorit.
Duke folur në seancën e sotme parlamentare ai tha se familjet e viktimave janë bërë me shtëpi të reja, janë 4132 persona të strehuar në hotele luksi dhe 3452 të tjerë të trajtuar me bonus qeraje.
“Janë grumbulluar fonde të konsiderueshme për të cilat do të bëhet transparencë maksimale dhe dhe shumë shpejt do të fillojë procesi i rindërtimit dhe transformimi urban dhe social që nga Thumana e deri te shtëpia më e largët në rrezen e përcaktuar nga kufijtë e gjendjes së jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.
Ai tha se me një grup arkitektësh do të garantohet që zonat ku do të ndërtohen të jenë pjesë e një rilindje urbane që do të transformojë nga pikëpamja sociale, jetët e shumë komuniteteve dhe shumë familjeve dhe se Thumana e nesërme nuk do të ngjajë aspak me Thumanën e para 26 nëntorit, por se do të jetë shembull. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





