Transmetuar më 18-12-2019, 00:11

Ishte kohë tjetër. "O moj e bukura Shqipëri!". Ishte koha kur Vaçe Zela i këndonte Atdheut, Parashqevi Simaku me "Mos ia prekni lumturinë", i këndonte nënës, Anita Bitri në ato vite "Mos u nxito, mos u gabo," i këndonte dashurisë, apo edhe motrat Libohova me këngën "Nuk e harroj", i gërshetonin të gjitha vlerat, me të cilat edukoheshin të rinjtë shqiptarë.

Ishin pa diskutim zërat më të mirë në vendin tonë. Tekstin  e kishin shkruar poetët më të talentuar dhe muzika ishte e kompozuar dhe e realizuar nga mjeshtra të vërtetë të artit.

Tani është kohë tjetër. Është koha e këngëtareve dhe brezit të ri, si Tayna, e cila me u bë e njohur me këngën "kolumbiana". Ndër të tjera i këndohet marijuanës, ndërsa teksti i këngës është gjy shqip dhe gjysmë në gjuhë të huaj.

Është koha e Noizy apo Kastro Zizos dhe emrave të tjerë, emra artistikë si Tayna, të cilët po ashtu për nga tekstet nuk dihet se kujt iu këndojnë.

Është ky modeli i këngëve më të pëlqyera të rinisë së sotme shqiptare. Nuk ka ndonjë kritikë që të vlerësojë tekstet dhe muzikën e tyre, apo vlerat që përcjellin te publiku, sikurse përderisa qeveria po bën gati ligjin "anti-shpifje", për mediat, ka një ministri kulture që përgjigjet për cilësinë e artit dhe punën e bërë për të edukuar brezat.

Dy tekste këngësh të përzgjedhura, e Anita Bitrit dhe ajo e Tayna, tregojnë ndryshimin mes dy epokave.

Anita Bitri "Mos u nxito, mos u gabo"

Në tren përballë u njoha me një djalë,

Shkëmbyem çiltër unë me të disa fjalë,

Po kur u ndamë të dy në stacion,

Ai dorën mua fort seç ma shtrëngon

 

S’kaluan shumë, vetëm disa ditë,

S’kujtoj as emrin, i harrova dhe sytë,

Në rrugë befas djali më takon,

Si për çudi, më thotë se më dashuron

Ç’është kjo dashuri!

 

Mos u nxito, mos u gabo

Ti zemrën time mos e kërko

Mos u zemro, unë ty s’të mbaj mëri

Por do të flas përherë me çiltërsi

 

Kur njeh një vajzë, që ngrohtë ty të flet

Të buzëqesh, të respekton,

Nuk është e thënë se ajo të dashuron

 

Të lutem djalë, mos më keqkupto

S’jam mëndjelehtë, këtë ti mos e harro

Mirësjelljen ruaj unë me çdo njeri

Si djalë a vajzë, të rritur dhe fëmijë

 

Nëse diku të shoh unë përsëri,

Çdo iluzion nga mendja hiqe ti,

Sepse mirësjellja s’është dashuri,

Le ta mësojë, ai që nuk e di

Ai që nuk e di

 

Mos u nxito, mos u gabo

Ti zemrën time, mos e kërko

Tayna

Shum e fort kolumbiana na na na

bohet tym marijuana na na na

Doken kejt fallc sikur Barbi

Nuk mundesh mem zon as me Rari

Sa here jom nklub pi bacardi

U can’t f**k ëith me edhe pse nuk jam Cardi B

Sa shum kena pi, Si lojna me hi

Me t njofshem i shti, ajt Papi Papi

Kom ardh me bo Parti nuk pot njoh mire

Po soy loca por ti

Shum e fort kolumbiana na na na

bohet tym marijuana na na na

Sdin qa me zgjedh Louis a Chanel

Vet o e’Kinës, punai they Sell

Po tutet po tutet se ka ra en Dell

Jav tera buzt po jav ly me Llabell.

Don pheezy givenchy parisi

Ti blen pihlipp plein te

Komuna Parisit

Repera jan lame, kishe ego Artisti

Kto pjeshka po kcejn t’mora tregun o njishi

Hajde knena zemer se je super seksi

Jam en klub fresh tu kcy stil pijaneci

Jena n’klub fresh, krejt ekipa Ku do eci

I kem hekrat na me veti

Trupin colombiana, me dolce gabbana

Lil mama, lil mama, Puro Havana

A po don puro me Ganja?

A po don "Coke Peruana"

Shum e fort kolumbiana na na na

bohet tym marijuana na na na

When we Roll up roll up, pina pot edhe nSpot

Munesh mos mem dasht so problemi jem kot

Whine up ya body tick tock tick tock

Don Phenom e Tayana drop top on top

Whip whip whip, i whip every beat

Beli qaq i holl dy kollona me i Qit

Prit prit prit, un se pasna dit

Me u bo e famshme u dasht ti me u Shiiiiit

Shum e fort kolumbiana na na na

bohet tym marijuana na na na

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd