Transmetuar më 17-12-2019, 23:36

Jon Gopspill, 54 vjeç, doli me dy qenushët e tij Poppy dhe Sam në bregdetin e qytezës së Stolford, në Britaninë jug-perëndimore, në një zonë ku baticat dhe zbaticat janë të dukshme, me detin që tërhiqet edhe me dhjetëra metra.

Pikërisht në atë zonë që zakonisht është e mbuluar nga uji, qenushët po luanin mes tyre kur nuhatën diçka që atyre i pëlqen shumë, kocka.

Pronari i tyre u afrua dhe nuk i besonte syve. Përpara tij, forma e një krijese prehistorike gjigante, Iktiosauri (ichthyosaur), një zvarranik me trupin e një delfini dhe kokën e ngjashme me një krokodil.

Madhësia e tyre nuk kalonte 4 metrat, por disa ekzemplarë mund të arrinin edhe 25 metra, siç dëshmojnë zbulimet e kryera vitin e kaluar, jo edhe aq larg nga Stolford.

Kjo specie u zhduk rreth 70 milionë vite më parë, pasi ka dominuar oqeanet për të paktën 100 milionë vite, duke rivalizuar me dinozaurët e ujit, si për shembull plesiosaurët.

Nuk i besoja syve, është e ruajtur në mënyrë fantastike, gati për një muze”, deklaroi Jon Godspill.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd