Transmetuar më 17-12-2019, 21:04

Në Itali janë arrestuar 3 shqiptarë, të akuzuar për disa grabitje të dhunshme.

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë Ermal Gjeta, 29 vjeç, Nikollë Tirja 26 vjeç dhe Armand Gjoka, 28 vjeç.

Ata akuzohen akuzuar për vjedhje të banesave, plaçkitje, rrëmbim me qëllim grabitje, fyerje dhe rezistencë ndaj policëve, apo akuzua të tjera për vepra të ngjashme me to.

Të rinjtë shqiptarë aktivitetin kriminal e kishin zhvilluar në Frosinone e Romë, ku edhe kishin jetuar.

Hetimi nisi pas një grabitjeje që ndodhi në një shtëpi në Piglio në 7 nëntor 2019 .

Hetimet treguan se të dyshuarit po ashtu mund të kishin kryer aktivitet kriminal edhe në Ravenna, Perugia, Bolonja, Modena dhe Reggio Emilia.

Të dyshuarit kishin probleme të theksuara me drejtësinë./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd