Transmetuar më 17-12-2019, 19:24

Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, më të dukshme parashikohen të jenë në zonat Veriore- Veriperëndimore dhe Lindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të pësojnë ulje në mesditë duke u luhatur nga 0 gradë C deri në 18 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe më e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë./b.l/noa.al/