


Ekaterina Lyskh, një vajzë vetëm 18 vjeçe, fillimisht u fye dhe pastaj u dhunua nga shtatë burra gjatë një sulmi homofobik në Rusi.
Vajza e re pësoi lëndime serioze në fytyrën e saj, keqtrajtime të cilat ja tregoi gazetave të shumta që ishin të ndjeshme ndaj kauzës homoseksuale, duke nxjerrë në dritë episodin e pestë të diskriminimit në një vend ku homoseksualët janë vazhdimisht në rrezik për sigurinë e tyre.
Ekaterina dhe e dashura e saj Alina po shëtisnin nëpër rrugët e Shën Peterburgut me disa nga miqtë e tyre kur një grup prej shtatë burrash i ndiqnin ato, duke pritur të arrinin në një zonë të izoluar të qytetit dhe më pas filluan të shqiptonin fyerje homofobike kundër vajzave lezbike.
Pasi u arratis në një bar aty pranë, Alina u përpoq të paralajmëronte rojen e sigurisë. "Të shtatë burrat na u afruan. Ne u përpoqëm të vazhdonim rrugën tonë, por ata na bllokuan. Sidoqoftë, ne arritëm të hasnim një lloj kafeneje. Unë u përpoqa të telefonoja rojen, por nuk e bëra në kohë”, tha Alina.
Ekaterina u grushtua në fytyrë, duke përfunduar në spital me një tronditje dhe disa të çara në të dyja anët e gojës. Shtatë burrat arritën të shpëtojnë dhe ende nuk janë kapur nga policia.
Por në Rusi, siç thonë kronikat me vite, homofobia jo gjithmonë ndiqet dhe ndëshkohet në mënyrë të duhur: për këtë arsye edhe episodet e diskriminimit, madje edhe ato të dhunshme, janë në të vërtetë në rendin e ditës./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





