Transmetuar më 17-12-2019, 17:36

Në zemër të Laplandit, provinca më veriore e Suedisë, është pozicionuar ky hotel akulli. I vendosur në 1,200 km në veri të Stokholmit në Jukkasjërvi, hoteli ka mbi 80 dhoma dhe ndërtohet çdo vit në të njëjtin vend duke përdorur akull nga lumi aty pranë, Torne.

Hoteli i parë në botë i bërë i gjithi prej akulli feston këtë vit 30-vjetorin e hapjes, me dhoma të ridekoruara enkas për përvjetorin e veçantë. I hapur në vitin 1989, hoteli i akullt bëri të mundur që zona e Laplandit në Suedi të shndërrohej në një destinacion turistik për të gjithë vitin.

Akulli formohet nga ujërat e ngrirë të lumit Torne, që merren në pranverë dhe ruhen në depo të mëdha të ndërtuara me xham të ricikluar. Fakti që gjithçka është e shkrirë çdo pranverë lejon arkitektët t’i japin forma të ndryshme dhomave, por edhe ambienteve të përbashkëta, si bari dhe restoranti. Në total, për të krijuar këtë hotel përdoren 1000 blloqe akulli, secili me një peshë prej 2,5 tonësh.

Dhomat e hotelit

Shtrate të mëdhenj me batanije nga lëkura e kafshëve dhe skulptura akulli! Gjatë këtij sezoni ju mund ta vizitoni këtë hotel dhe jo vetëm do të shijoni akomodimin e akullt në habitatin e tij natyror, por gjithashtu do të shihni dritat veriore që dhurojnë spektakël.

Çfarë mund të bëni në hotelin e akullit?

Ka mijëra aktivitete në të cilat mund të merrni pjesë në hotel dhe në zonë. Këtu janë disa nga gjërat më të mira për të bërë kur të vizitoni "Ice Hotel" në Suedi:

*Një turne me guidë të udhëzuar-Bëni një turne nëpër të gjithë hotelin e akullit për të mësuar të kaluarën, të shihni dhoma te ndryshme dhe mënyrën se si është ndërtuar i gjithë hoteli.

*Skulpturë me akull-Provoni dorën tuaj në akull duke realizuar skulptura të ndryshme. Është kaq argëtuese. Klasat zgjasin afro dy orë e gjysmë dhe kushtojnë 71 euro për person.

*Lundroni në dëborë- E disponueshme nga dhjetori deri në prill, kjo është një mënyrë argëtuese për të parë tundrën arktike ndërsa lundroni nëpër breshëritë e borës. Udhëtimet zgjasin disa orë dhe kushtojnë 95 euro për person./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd