Transmetuar më 17-12-2019, 16:43

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave mbi miratimin e paketës ‘anti-shpifje’. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Rama siguron se ai nuk do të dorëzohet dhe shprehet se projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë.

Njëkohësisht Rama thekson se drafti qeveritar është dakordësuar me ekspertët e zyrës së OSBE në Vjenë.

Kjo deklaratë e Ramës pasoi një reagim nga KE që kërkoi sot të merren në konsideratë kritikat e OSBE.

Paketa ‘Anti-shpifje’, KE: Merrni në konsideratë vërejtjet e OSBE-së, ligji i ri të jetë sipas standardeve

"Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore #Antishpifje", shkruan Rama.

Më tej ai shton se ndjen, "keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin". /b.l/noa.al/

Paketa ‘Anti-shpifje’, KE: Merrni në konsideratë vërejtjet e OSBE-së, ligji i ri të jetë sipas standardeve

Ja projektligji që është dorëzuar në Parlament nga Qeveria

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd