
Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për masën e sigurisë "arrest me burg" për 9 të arrestuarit në lidhje me shembjen e pallateve dhe shtëpive që shkaktuan 23 viktima dhe qindra të plagosur pas tërmetit të 26 nëntorit. Vendimi u dha nga gjyqtari Paulin Cera.
Prokuroria kërkoi masën ‘Arrest me burg’ për të arrestuarit ndërsa avokatët masë më të lehtë shtrënguese. Të arrestuarit dolën sot para Gjykatës së Durrësit për rivlerësimin e masës së sigurisë. Tre prej tyre akuzohen për veprën penale të vrasjes, ndërsa 6 të tjerë për shpërdorim detyrë dhe abuzime.
Me akuzën më të rëndë përballet 53-vjeçari Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme. Shkak për këtë veprim është vdekja e kryekomisar Bajram Hajdarmetaj.
Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas.
Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë.
Ndërsa 6 të tjerët, mes të cilëve, ish zyrtarë të ALUIZNI-t, inspektorë të INUV Durrës dhe projektues akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer veprën penalë të shpërdorimit të detyrës.
Në kërkesën për masat e sigurisë, grupi i hetuesve të prokurorisë së Durrësit ka faktuar shkeljet e ndërtuesve dhe zyrtarëve të shtetit.
Akuzohen për vrasje me dashje
Kujtim Hasa, shefit të shërbimeve në Kavaleshencë
Rruzhdi Xheka, ndërtues “Hotel Mira Mare”
Avdulla Osmani, ndërtues “Hotel Tropikal”
Akuzohen për shpërdorim detyre
Arben Isaku, ish drejtor i ALUIZNI Durrës
Klajdi Lame, inspektort INUV Durrës
Albrend Qetka, specialist pranë ALUIZNI Durrës
Ahmet Doda, drejtor i Kavaleshencës Durrës
Defrim Celami, ekspert
Nevjana Isufi, projektuese./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





