Transmetuar më 17-12-2019, 14:34

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka publikuar rrëfimin e një qytetari nga Ishmi i Durrësit, i cili thotë se jeton në çadër dhe pa asnjë ndihmë së bashku me dhjetë anëtarë të tjerë të familjes.

Ai akuzon drejtpërdrejt strukturat shtetërore për neglizhencë, ndërsa tregon se është gjobitur me 5 mijë lekë, pasi tentoi të rregullonte shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Mes tjerash ai thotë se me forcat e veta do ta ndërtojë shtëpinë e dëmtuar.

“Një dëshmi tronditëse e të dëmtuarit nga tërmeti i 21 shtatorit. Nga ajo kohë jeton në çadër me 10 vetë!

Një kile sheqer dhe asnjë ndihmë tjetër. Gjobë 5000 lek pas tërmetit se po përpiqej të regullonte shtëpinë!

Kjo është tallja e jashtëzakonshme me gjendjen e rëndë të të dëmtuarve nga tërmeti. Krim i vërtet”-shkruan Berisha, ndërsa publikon videon e qytetarit të revoltuar./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd