Transmetuar më 17-12-2019, 12:50

Vendosin që ti besojnë kurave të një mjeku kinez, por fëmija gjeti vdekjen.

Një çift prindërish nga Sideni në Australi, rrëfyen se zgjodhën që të kuronin djalin e tyre diabetik me mjekime kineze, të bindur se do i bënin mirë.

Ngjarja ndodhi në vitin 2015, por këto ditë po mbahet procesi gjyqësor nën akuzën e vrasjes me dashje, për mjekun Hong Chi Xiao.

Injeksioni i fundit i insulinës për fëmijën, u bë një javë para se të vdiste në prill të vitit 2015. Vogëlushi vetëm 6 vjeç, ishte i prekur nga diabeti i tipit 1 dhe kishte nevojë konstante për insulinë.

Por familja zgjodhi që ti besojë mjekësisë kineze, të bindur se do e shëronin dalin pa mjekim. Mjeku iu kërkoi prindërve që të mos i jepnin mjekim dhe kur fëmija nisi që të ndihej keq dhe të villte, iu tha prindërve se toksinat e këqija po dilnin nga trupi.

Por fatkeqësisht, fëmija ishte duke përjetuar kriza të forta, të cilat në fund i morën jetën. Detajet mbi ngjarjen u zbuluan në seancën gjyqësore të së enjtes që lamë pas, ndërkohë që në ditët në vijim, pritet dënimi ndaj mjekut. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd