
Gjinekologjia onkologjike e spitalit të Miulli në Acquaviva të Fonti, në Bari të Italisë, bën me dije se ka kryer me sukses heqjen e një tumori në vezore, i cili kishte arritur një peshë prej rreth 20 kilogramë.
Me anë të një ndërhyrje kirurgjikale delikate, u bë e mundur heqja e masës tumorale, nga barku i pacientes.
Tashmë gruaja e operuar javën e kaluar gëzon shëndet të plotë dhe pas pesë ditësh qëndrimi në spital, u dërgua në shtëpi.
Pacientja rreth 30 vjeç, ankohej nga një peshë e madhe në bark dhe i ishte nënshtruar kontrolleve të shumta. Kështu u bë e mundur zbulimi i masës tumorale, e cila u hoq me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale, shkruan noa.al.
Ndërhyrja u realizua nga kirurgët Vito Carone dhe Luca Leone, me asistimin e onkologut Francesco Legge, dhe Ivana Brunetti. Pas kësaj ndërhyrje mjekët nënvizojnë rëndësinë e kontrolleve periodike. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





