Transmetuar më 17-12-2019, 09:05
Makina me te cilen te dyshuarit kryenin vjedhjet

Një operacion i policisë së Durrrësit i koduar “Jewellery” (Argjendaria), ka vënë në pranga dy persona të cilët vidhnin me forcë nga qafa varëset e floririt.

Të dyshuarit akuzohen se u vidhnin me forcë varëset e floririt nga qafa, grave të moshuara në hyrje të pallateve.

Njëri prej të dyshuarve, rezultonte person në kërkim me masë sigurie “Arrest në burg” për vjedhje, për llogari të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Operacioni u kurorëzua bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga policia, për dy persna të cilët kryenin këto vjedhje.

Kështu u bë arrestimi i E. T., 34 vjeç banues në fshatin Arapaj, Durrës dhe A. G., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Kavajës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vjedhja”.

Dy të arrestuarit akuzohen se në mesditën e 10 dhjetorit në lagjen Nr. 16, Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në hyrje të pallatit i kanë marrë me forcë një varëse floriri shtetases I. T., 68 vjeçe dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin tip “Opel” që e përdornin për të realizuar vjedhjet.

Nga veprimet hetimore të kryera duke përdorur edhe metodat proaktive rezultoi se po këta shtetastë ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë dy muajve të fundit kanë realizuar disa vjedhje të varëseve në lagje të ndryshme të qytetit dhe konkretisht:

-Më datë 12.12.2019, në lagjen Nr. 5, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases P. G., 64 vjeçe;

-Më datë 04.11.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e floririt të shtetases D. M., 66 vjeçe;

-Më datë 27.10.2019, në lagjen Nr. 13, Plazh, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases F. T., 67 vjeçe;

-Më datë 23.10.2019, dyshohet se i kanë vjedhur varësen e floririt shtetases H. A., 68 vjeçe;

-Më datë 15.10.2019, në lagjen Nr. 12, Durrës, kanë vjedhur varësen e shtetases T. B., 71 vjeçe;

-Më datë 10.10.2019, në Rrashbull, kanë vjedhur varësen e floririt shtetases V. H.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Opel” që e përdornin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që ndaj tyre, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd