
Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, tek Liqeni Artificial, ku paraprakisht dyshohet që të jetë mbytur.
Rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të marte në Liqenin Artificial, nga ana e efektivëve të policisë të komisariatit Nr.1, është gjetur i pajetë 57-vjeçari A. I., banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga deklarimet e marra nga familjarët, rezulton se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.
57-vjeçari ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa. Lidhur me këtë rast për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





