Transmetuar më 16-12-2019, 22:51

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një denoncimi të pak minutave më parë shkruan se lajmin bombë e lëshon sot nga Berlini personaliteti u shquar i CDU, miku i njohur i kombit shqiptar Martin Henze, i cili e pyet tullë kryeministrin shqiptar:

"Rama na thuaj a ke qene i burgosur në Francë në vitin 1994 për trafik të ikonave të vjedhura?", pyet Berisha, duke cituar fjalët e zyrtarit të lartë gjerman. Berisha shton se kjo akuzë përforcohet sepse ka qenë edhe Fatos Nano, i cili e ka denoncuar dikur, pas një parplasje mes tij dhe Edi Ramës, brenda PS-së.

Reagimi i plotë i Berishës:

Lajmi Bomb vjen nga Martin Henze!

Ai i drejton Edvin Kristaq Rames pyetjen fatale: Na thuaj a ke qene i denuar me burg ne Paris per ikona te vjedhura?

Te dashur miq, prej vitesh qarkullonin fjale se Edvin Kristaq Rama ka bere burg ne Paris per trafik te ikonave te vjedhura. I pari qe e ka denoncuar Ramen per trafik te ikonave te vjedhura ne Paris eshte Fatos Nano, i cili do te deklaronte publikisht se e mora nga Parisi thuapiste tek shiste ikona te vjedhura!

Te tjere e kane akuzuar per kete krim.

Por sot lajmin bombe e leshon nga Berlini personaliteti u shquar i CDU, miku i njohur i kombit shqiptar Martin Henze, i cili e pyet tulle:

Rama na thuaj a ke qene i burgosur ne France ne vitin 1994 per trafik te ikonave te vjedhura? sb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd