
"Drejtësia e "pavarur" në dorën e motrave, vëllezërve dhe kunetërve të Rilindjes".
Ish-deputeti Gent Strazimiri përmes një reagimi në Facebook, shkruan se, "ja nga kush varet reforma?".
Sipas tij disa nga drejtuesit aktualë të Reformës në Drejtësi, janë njerëz të afërt të kabinetit qeveritar.
Reagimi i plotë i Strazimirit:
"Pavarësia" e drejtësisë së "reformuar" me financimin bujar të taksapaguesve euro-atlantikë, varet vetëm nga:
Vëllai i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Eglantina Metani! Motra e ministres së Edi Ramës, Belinda Balluku! Kunati i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Mimi Kodheli!
* asnjëri prej tyre nuk është "tropojan" !
Gjumë të ëmbël! Pafshi në ëndërr drejtësi euro-atlantike!!!!
P.S. taksapaguesit euro-atlantikë këtë nuk e dinë, kështu që mos i merrni inat!
KAQË!/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





