



















Olsi Hajdari, bashkëshorti i 19 vjeçares Rezarta Hajdari e cila humbi jetën të premten si pasojë e një helmimi ka rrëfyer me detaje natën fatëkeqe.
Pas daljes nga spitali Olsi i cili arriti të mbijetonte arriti të mbijetonte pas kurimit në spital nuk pranon versionin e vetlehmimit të nxjerrë nga policia.
27-vjeçari tregon se pasi kishte darkuar kishin shkuar në dhomën e gjumit. Duke qenë se temperaturat e ulëta kishin vendosur mangallin me prush dhe më pas i kishte zënë gjumi.
Por familjarët e Rezartës kanë dyshimet e tyre. Mes lotësh ata kërkojnë të dinë të vertetën e vajzës së tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes në fshati Xhyrë të Librazhdit. Trupi i pajetë e 19 vjeçares u gjet nga vjehrra e saj, në shtrat bashkë me djalin Rezartin.
Dyshimet e para të policisë ishin se çifti ishte vetëhelmuar se kishin pirë fotoksinë, por ndërkohë ende nuk ka një një rezultat nga ekspertiza mjekoligjore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





