Transmetuar më 16-12-2019, 15:35

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet ku një person është hedhur nga një lartësi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orësh 15:05 në rrugën "Thanas Tashko", ku një person i pa identifikuar ende është vetëhedhur nga lartësia e një pallati.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ai e ka kryer këtë akt të rëndë në kushte të rënduara psikologjike.

Menjëherë pas veprimit ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi./b.l/noa.al/

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd