













Një psikologe 23-vjeçare, Miss Xhamajka, Toni-Ann Singh, u kurorëzua mbrëmjen e kësaj të shtune në Londër, Miss Bota 2019.
“Asaj vajzës së vogël në St. Thomas në Xhamajkë dhe të gjitha vajzave në botë, ju them: ju lutem besoni në veten tuaj. Dijeni se jeni të denja dhe të zonjat për të realizuar ëndrrat tuaja. Kjo kurorë nuk është e imja, por e juaja”, deklaroi e reja e diplomuar në Florida State University.
Ajo bëri për vete publikun duke kënduar këngën “I have nothing” të Whitney Houston,
Po ashtu ajo ju përgjigj me tonion e duhur pyetjeve të gazetarit britanik, Piers Morgan.
“Mendoj se përfaqësoj diçka speciale, një gjeneratë femrash që veprojnë për të ndryshuar botën”, tha ajo. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





