Transmetuar më 16-12-2019, 13:34

Policia italiane e Modugno, ka vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar, për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Shqiptari me iniciale B.R., u arrestua me 87 gramë hashash dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike si dhe 560 euro,
të cilat dyshohet se janë të ardhura nga shitja e lëndës narkotike.
Ishin sinjalizimet e marra nga policia për lëvizjet e dyshimta në apartamentin e shqiptarit, ajo që çoi në arrestimin e shqiptarit.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, me synim zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





