Transmetuar më 16-12-2019, 10:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë për përballimin e situatës së 26 Nëntorit. I pranishëm në aktvitetin e Akademisë Politikë, të dielën, lideri opozitar Basha  tha se tërmeti tregoi se ekzekutivi ka rënë.

Ndërsa, paketa Anti-Shpifje, për Bashën është një mënyrë për të fshehur të gjitha abuzimet e qeverisë së drejtuar nga Rama, teksa ka ripërsëritur disa pika nga plani i PD-së, sipas së cilit ka një zgjidhje për disa nga problemet kryesore me të cilat po përballet vendi.

“Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah një shtet kartoni, të rrënuar kohë më parë nga tërmeti i babëzi që ka penetruar në çdo qelizë. Fjalët e para dhe mirënjohja më e thellë është për solidaritetin e jashtëzakonshëm për t’ju gjendur pranë të prekurve nga tërmeti.

Një ligj të ri për Arsimin e lartë, financimi në nivele rajonale dhe më pas evropiane, autonomia dhe bashkëqeverisja studentë-pedagogë janë në themel. 75 mln dollarë më shumë për arsimin e lartë! Paketë lehtësirash për bizneset që punësojnë të rinj apo të themeluara nga të rinjtë.

Ne do ta nisim me anulimin e koncesioneve dhe korruptive të PPP. Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë të zgjedhin të jetojnë këtu. Nuk ka demokraci pa liri fjale. Kjo qeveri dhe kjo kryeministër do të paraqesin dy projektligje që janë shpallje e luftës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias’, tha Basha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd