Transmetuar më 15-12-2019, 10:25

Një 19 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Lezhës pasi ka tentuar që të përdorë euro të falsifikuara për të blerë cigare.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik– financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale  “Falsifikim i monedhave”./b.l/noa.al/