Transmetuar më 15-12-2019, 08:26

Policia Rrugore vijon kontrollet edhe gjatë natës për të evidentuar shkelësit dhe rritur sigurinë në rrugë.

Mësohet se gjatë natës së kaluar kontrollet janë përqendruar në aksin Sauk-Teg ku brenda pak orës janë pezulluar 9 patenta për tejkalim shpejtësie. Radari ka zbuluar shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 147 km/orë deri në 162 km/orë.

“Shijoni fundjavën e mos fluturoni ?të arrini aksidentin ?apo të dorëzoni patentën. Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri tani 9 patenta të pezulluara për shpejtësi që varionte nga 147 km/h deri në 162 km/h, matur me ?

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt e ju të shkoni bashkë me patentën tek familja?, ajo ka nevojë për ju.

#Mos?✈porqarkullome kujdesne? #MosPerdor?NenEfektin? #RespektoKufizimeteShpejtesise?”, apelon policia Rrugore./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd