Transmetuar më 14-12-2019, 17:22

Është ekstraduar nga Gjermani një i dënuar për tentativë vjedhjeje me dhunë të një shume prej 50 mijë eurosh.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Ylli Sela, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

"Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të Gjermanisë, u bë e mundur që shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej nga Policia gjermane me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana", njofton policia.

Gjykata e Apelit Vlorë  ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila  e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur te “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, në parkingun e një pike të furnizimit me karburant, ku shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë  shumën prej 50 euro në automjetin tip “Volksvagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L. /k.k/noa.al/