Transmetuar më 14-12-2019, 16:04

Pas ndalimit të disa personave në Durrës, pas tërmetit të 26 nëntorit, ka reaguar kryetari i PD-së së qytetit bregdetar, Ferdinant Xhaferraj.

Përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se u ndaluan cironkat dhe nuk u hetua Vangjush Dako, ish-kryetar i Bashkisë së Durrësit.

Deklarata e plotë:

Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.

Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.

Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.

Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës