Transmetuar më 14-12-2019, 14:41

Dikur ajo ishte një ndër këngëtaret më të dashura. Edhe pse në moshë të vogël, Adea Pula fitoi pëlqimin e publikut dhe kur u rrit u përfol shpeshherë në media se do të rikthehej me projekte të reja.

Ndonëse nuk solli një projekt të ri konkret, Adea nuk u shkëput nga muzika dhe publikoi një ‘cover’ të baladës së Jennifer Hudson, “And I’m telling you”.

Megjithatë duket se edhe ‘coverat’ do mbesin në të shkuarën për Adean, pasi këngëtarja ka marrë tjetër drejtim profesional.

“Prive” ka mësuar se bukuroshja është bërë pjesë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili është organ mbikëqyrës që synon të sigurojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor dhe administrimin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.