Transmetuar më 14-12-2019, 14:31

“Rama e nxori Gjushin prapë “akullore”…!!!” Kështu shkruan nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, lidhur me valën e arrestimeve në Durrës, si përgjegjës për shembjet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa publikon një video nga vizita e Ramës në zonat e prekura ngë tërmeti në Durrës, Paloka thotë se sipas drejtuesve të policisë dhe Prokurorisë në Durrës pas “një pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtorët” e katastrofës.

“Plot 17 urdhër ndalime… “Fajtorët” rezultokan disa inspektorë lagjesh, ndonjë “ndërtues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjtë e pallateve! Gjushit nuk i del emri kurrkund!!!”, shkruan Paloka.

Ai shton se në Durrës e di dhe qytetari më i fundit se Vangjush Dako është kryepërgjegjës për këtë situatë, jo vetëm se ka mbi dhjetë vjet që drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmën e tij “3D”, në ndërtimin e shumicës së pallateve të dëmtuara.

Në vijim shton se këtë fakt e kanë denoncuar dhe këto ditë me dhjetëra qytetarë durrsakë.

Sipas Palokës, “Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmës së tij, Gjushi edhe ndërtonte me firmën e tij!” Në këtë linjë, ai pyet se pse emri i Gjushit nuk del ne listën e polico-prokurorisë së Durrësit?!

Ai thotë se është shumë e thjeshtë dhe e qartë për këdo se “Gjushi” ka mbrojtjen direkte të Ramës, i cili gjatë gjithë kësaj kohe po kujdeset personalisht që mos preken përgjegjësit e vërtetë, po si në gjithë rastet e tjera, nënvizon ai, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga radhët e ushtarëve.

“Rama po kërkon ta nxjerrë dhe një here Gjushin “akullore” dhe kjo bën sens. Gjushin deri dje në Durrës e quanin “Bankomati i Ramës”! Në fakt tanimë është me prova se Gjushi e ka PAGUAR (me kuptimin më të parë të fjalës) imunitetin e tij, prandaj në vend që të ishte në qeli, është rikthyer me urdhër të Ramës në zyrën e bashkisë për të rregulluar “ATO LETRAT”, thotë në mbyllje Edi Paloka. /a.y/noa.al

Policia del me deklaratë: Kush janë 9 të arrestuarit pas tërmetit, të tjerë në kërkim/ Emrat