Transmetuar më 13-12-2019, 22:55

Mbetet ende mister helmimi i çiftit të sapo martuar nga Librazhdi.

Rezarta Hajdari 19 vjeçe gjeti vdekjen pas mbërritjes në spital, ndërsa bashkëshorti i saj Olsian Hajdari ndodhet ende në luftë me jetën, në gjendje të rëndë.

Shpresohet që gjendja e 27-vjeçarit të përmirësohet dhe të merret edhe dëshmia e tij, mbi dyshimet e krijuara pas ngjarjes, se çifti mund të jetë helmuar nga persona të tretë.

Burimet bëjnë me dije se një nga pistat që po heton policia është ajo e një helmimi të mundshëm nga një person tjetër.

Të dy të rinjtë e sapomartuar sipas mjekëve u vinte aroma fotoksinë.

Pas hetimeve të para asnjë ambalazh fotoksine nuk është gjendur në dhomën e të rinjve.

Kjo ka krijuar dyshime se ata nuk kishin bërë një paln për vetëvrasje. Dyshohet se helmin mund ta kenë marrë pa vetëdije në ushqim, megjithatë do të jetë ekspertiza ajo që do të provojë ose jo dyshimet e ngritura lidhur mbi këtë pistë.

Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologut, sasia e fotoksinës është e madhe. Fotoksina mendohet të jetë future në ushqim ose në pije dhe ka qenë e llojit bar miu.

Familjarët, të afërmit, por edhe zona ku ata banonin, kanë mbetur të shokuar dhe nuk japin dot një përgjigje. Deri mbrëmjen e kaluar, ata nuk kishin shfaqur asnjë shenjë për të kryer ndonjë vetëvrasje, të paktën nga dëshmitë e deritanishme.

Ka qenë e ëma e djalit që i gjeti të dy në gjendje kome, në dhomën e tyre, ku çifti i ri fundjavën e kaluar kurorëzoi lidhjen e tyre në martesë.

Çifti ishte martuar këtë të diel, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë./NOA.al