Transmetuar më 13-12-2019, 20:17

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku një 23-vjeçar mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Ngjarja ndodhi në fshatin Përparim të Elbasanit.

Të dy të rinjtë ishin nga i njëjti fshat.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në kërkim të autorit.

Nga të shtënat u plagosën dy të rinjtë ndërsa 23-vjeçari Andi Zylyfi humbi jetën rrugës për në spital. Ai kishte marrë një plumb në kokë dhe një në këmbë.

Mësohet se i ati i 23-vjeçarit, i cili i vdekur është punonjës i burgut të Peqinit, por megjithatë, si pistë kryesore e hetimit deri tani mbetet përplasja mes dy bandave.

I plagosuri tjetër, 21-vjeçar Albert Uruçi, raportohet se ndodhet në reaminacionin e spitalit Rajonal të Elbasanit, në gjendje të rëndë.

Policia nuk ka dhënë ende një version mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë në një makinë gjatë rrugës Elbasan-Peqin, kur janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

/NOA.al