Transmetuar më 13-12-2019, 14:55

Reperi Noizy vërtetoi se nuk i harron aspak historitë e të kaluarës. Me anë të postimeve në Snapchat, ai ka kujtuar rastin e një artisti, që njihet si Realisti, i cili e shau para disa vitesh në emisionin "Zonë e Lirë".

Kur u pyet se çfarë marrëdhëniesh ka me Noizyn dhe Stresin, Realisti tha: "F**k Noizy".

Për këtë arsye, reperi i famshëm që kthen në hit çdo projekt muzikor, u tall me të duke treguar se nga reper është kthyer në këngëtar tallavaje.

Këtë e vërtetoi me një video që dukej duke kënduar në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, Noizy nuk harroi të zbulonte çfarë i sollën sukseset e njëpasnjëshme si reper. Ai i rreshtoi makinat e tij luksoze, që i ka blerë falë klikimeve dhe koncerteve nga këngët e  tij./a.m/noa.al/