Po kthehej nga shkolla, tentohet të rrëmbehet pranë shtëpisë vajza e deputetit
Transmetuar më 13-12-2019, 13:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Koçan kur persona të panjohur kanë tentuar të rrembejnë vajzën e deputetit nga radhët e LSDM-së Sashko Kostov, kur ajo kthehej nga shkolla, transmeton Zhurnal nga mediat maqedonase.

Për fatin e saj të mirë, babai i deputetit në atë moment ka qenë afër dhe i ka penguar grabitësit për te realizuar qëllimin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 kohë kur vajza e tij e mitur është kthyer nga shkolla, në afërsi të shtëpisë së deputetit, ku persona të panjohur me makinë me targa të huaja i kanë prerë rrugën vajzës, kanë hapur dritaren dhe i kanë kërkuar të futet brenda.

Në atë moment personat janë parë nga babai i deputetit dhe sipas deshmisë që ky i fundit ka dhënë, personat janë larguar me shpejtësi. Ngjarja nuk është paraqitur në raportin policor.

Loading...
Loading...