Transmetuar më 13-12-2019, 12:53

Zërat e dëgjuar nga banesa e Rrugës Akrita në Kallamata të Greqisë ishin të zakonshme në lagjen e qetë të qytetit Mesinian pasi çifti që banonte atje shpesh grindeshin.

Sidoqoftë, mbrëmjen e së mërkurës, britma të forta u dëgjuan nga nëna 39-vjeçare e dy fëmijëve, e cila ishte bllokuar pasi burri i saj 45 vjeçar i ka vënë flakën gruas.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në banesë, ku protagonist janë një çift shqiptarësh, prindër të dy fëmijëve 18 dhe 16 vjeç.

Britmat e gruas kanë qenë aq të forta sa kanë alarmuar fqinjët, që më pas kanë njoftuar policinë pasi kanë parë që nga banesa të dilte edhe tym. Kur policia arriti në apartament, panë pamjen e tmerrshme.

Fëmijët e çiftit që jetonte prej vitesh në Greqi, për fat nuk kanë parë skenën horror, kur i ati i vuri flakën për të djegur të gjallë nënën e tyre, pasi nuk ndodheshin në shtëpi në ato momente.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ishte ndjenja e fortë e xhelozisë nga ana e bashkëshortit për gruan e tij si shkak i zënkave të tyre.

Zjarri i shkaktoi djegie serioze gruas fatkeqe që po trajtohej në gjendje kritike, ndërkohë që edhe burri i saj ndodhet në spital, pasi u plagos gjatë tentativës për të djegur gruan e tij. Kundër tij është ngritur një çështje penale për vrasje në tentativë. /b.l/noa.al/