Transmetuar më 13-12-2019, 11:58

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 11:45 në fshatin Mëlgushë të Shkodrës.

Gjatë parakalimit, automjeti tip "Volkwagen" ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues, si pasojë e së cilës ka ndërruar jetë pasagjeri.

Viktima është identifikuar si Mërgim Ferracaku, 26 vjeç, banues në fshatin Trush.

Sipas burimeve të Noa.al, shoferi i plagosur, i identifikuar si A.P., 21 vjeç, banues në fshatin Bushat, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë arritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./noa.al/