Transmetuar më 13-12-2019, 09:02

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë publike rezultatet e Këshillit Europian, të mbledhur një ditë më parë, në kuadër të solidaritet për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 qytetarët humbën jetën dhe qindra të tjera mbetën të plagosur.

Me një shënim në “Twitter”, Soreca thekson se BE-ja është në solidaritet të plotë më Shqipërinë në këtë kohë tepër të vështirë, pasi qindra persona kanë mbetur pa banesa

“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”-shkruan Soreca.

Konferenca e donatorëve do të zhvillohet në janar, pas daljes së faturës së dëmeve tërmetit në datë 16 të muajit të parë të vitit 2020. Qeveria së bashku me aleatët është duke përgatitur faturën për të shkuar më pas në konferencë për të kërkuar ndihmë për rindërtimin./b.l/noa.al/