Transmetuar më 12-12-2019, 18:54

Jozefina Topalli pas disa viteve jashtë politikës po i përkushtohet jetës familjare.

Në karrierën e  gjatë politike, u pa rrallë e qeshur ose e lumtur para publikut.

Ish-kryetarja e Kuvendit, pas lënies jashtë listave të PD-së në legjislaturën e fundit, nuk është angazhuar më në jetën politike dhe publike, përveç disa deklaratave të saj të njohura kundër lidershipit të kësaj partie.

Ndërkohë, ajo nga vajza, u bë gjyshe pak kohë më parë dhe duket se po shijon këtë momente të veçantë në jetë.

Ndonëse dhëndri i saj nuk është bërë publik, Jozefina ka preferuar të ndajë sot një foto me nipin e saj, teksa duket një gjyshe e lumtur.

Kanë qenë të shumta reagimet nga dashamirësit e saj, të cilët kanë evidentuar faktin se po shijon ditët e saj të para, të lumtura si gjyshe. /NOA.al