Transmetuar më 12-12-2019, 16:34

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ardian Dvoranit duke i thënë: "Ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen!"

Kreu i KED, Ardian Dvorani, sqaroi deklaratën e një dite më parë se nëse do të vihej nën hetim, do të bllokohej funksionimi i institucionit që ai drejton.

“Ndryshe nga sa paraqitet në këtë “sqarim”, unë jo vetëm nuk kam deklaruar, por as edhe nuk kam lënë të kuptohet se KED bllokohet nëse i nënshtrohem ndjekjes penale", tha Dvorani.

Ndërsa Blushi i bëri me dije se do të publikimi i videove nuk ka nisur akoma, të cilat nuk do të bëhen vetëm në anglisht por edhe në shqip. Zëdhënësi i Presidentit theksoi se Reformën në Drejtësi nuk do e ndalë askush.

"Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde! Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip! Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot!", shkruajti Tedi Blushi në Facebook.