Transmetuar më 12-12-2019, 16:21

Gjykata ka caktuar masën "Arrest me burg" për 60-vjeçarin Xhevdet Leçini, autor i një vrasje në Kavajë.

Para katër ditësh, pati një konflikt mes tij dhe viktimës, Marjus Ismailaj, 29-vjeç.

Nga të shtënat me armë gjahu pranë një lokalit, i riu humbi menjëherë jetën. Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 18:20 në lagjen nr.2 në Kavajë.

Policia njoftoi se gjatë konfliktit, autori i vrasjes ishte nën efektin e pijes alkoolike dhe armën e gjahut që posedonte e kishte me leje.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë./a.m/noa.al/