Transmetuar më 12-12-2019, 15:55
Ylli Manjani gjate nje deklarate kur ishte minister i Drejtesise

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk i ka kursyer ironitë sa i takon situatës pas tërmetit.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Manjani shkruan se godinat që ranë nga tërmeti i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i presidentit Ilir Meta.

Po ashtu ish-ministri pohon se javën që vjen qytetarët do të binden se nuk ka pasur fare tërmet.

“Bëni qejf edhe këtë javë, se javën tjetër do bindeni të gjithë që ska patur tërmet.😀😀😀 Godinat e rëna i rrëzoi korrupsioni i opozitës dhe parashikimi i Ilir Metës.

Kush nuk bindet me këtë logjikë, të shkojë me këmbët e veta në polici. Ti bëjë ca ditë izolim. Burgu është bërë si ushtria, për t’u bërë është!!! Fjala nuk ban mort, por sot t’fut burg!”, shkruan Manjani/b.l/noa.al/