Transmetuar më 12-12-2019, 14:37
Foto ilustruese

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të kapur me lëndë narkotike, gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre me kanabis dhe ekstazi.

Efektivët e komisariatit të policisë nr.2, vunë në pranga A. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin në të cilin i riu ishte pasagjer, iu gjetën doza me lëndë të dyshuar kanabis sativa.

Po nga efektivët e të njëjtit komisariat u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, A. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndre Mjeda” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia iu gjetën katër pilula të dyshuara ekstazi.

Ndërkohë efektivët e forcës speciale “Shqiponjat”, vunë në pranga A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë, në autostradën Tiranë-Durrës, në automjetin në të cilin ndodhej pasagjer iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, kanabis sativa.

Ndaj të dyshuarve për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al