Transmetuar më 12-12-2019, 11:57

Një çift turistësh nga Britania, të cilët e kanë fytyrën të mbushur me tatuazhe dhe pirsing janë ankur se nuk po gjejnë dot punë në Australi.

Ata janë Sebastian Pickersgill, 25 vjeç, dhe Marie Fowler, të cilët punojnë si profesionistë për të bërë pirsing. Që prej nëntorit, çifti ndodhet në Perth të Australisë ku janë në kërkim të një pune.

Këtë e kanë bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale ku bëjnë kërkesë publike.

"Unë dhe e dashura ime kemi udhëtuar në Australi për pjesën më të mirë të muajit. Ne të dy kemi vështirësi për të gjetur punë në këtë moment. Kush njeh dikë rreth Australisë Perëndimore, në zonën e Perthit dhe që po kërkon punonjës ose do të punësojë dikë me vizë të nënklasës 417?"

Më pas, ai bëri një batutë që mund të krijojë një llogari Premium në Snapchat, e cila përdoret për të shpërndarë fotografi ose video me përmbajtje eksplicite, e cila shkëmbehet me para cash./a.m/noa.al/