Transmetuar më 11-12-2019, 21:13

Atalanta e Berat Gjimshitit ka bërë historinë në Champions League duke kaluar fazën e grupeve.

Italianët fituan me rezultat të pastër 0-3 në fushën e Shaktar Donjetskun.

Ndërkohë, për kualifikimin ndihmoi edhe Mançester Siti, me fitoren që arriti ndaj Dinamos së Zagrebit.

Tripleta e Gabriel Zhezus, si dhe goli i Fouden, bënë të pavlefshëm një realizim mjaft të bukur nga talenti Olmo i Dinamos, dhe kroatët mbetën në kuotën e 5 pikëve. /k.k/noa.al/