Transmetuar më 11-12-2019, 21:09

Louise Van Der Velde, nga Harrogate, North Yorks, në Britaninë e Madhe tregon se ka shkuar me 80 meshkuj “tradhëtarë” të partnereve të tyre.

Louise Van Der Velde, është nënë e dy fëmijëve. Burri, Matthew Cook, e ka lënë vejushë dhe sot është 43 vjeçe.

Pas vdekjes së burrit të saj në vitin 2004, ajo pohon se po jeton çdo ditë të jetës, si të ishte e fundit.

“Te jetoj jetën time seksuale është puna ime e jetës”, thotë ajo, teksa ka treguar një seri historish tradhëtie që ajo ka regjistruar me 80 burra të martuar.

Louise thotë se javët pas “Shën Valentinit” janë ditët më të zëna të gjithë vitit për tradhtitë sek suale.

Ajo pretendon se edhe bashkëshortet e meshkujve me të cilët ajo kryen marrëdhënie, e dinë që tradhtohen nga burrat e tyre, por mbyllin sytë pasi nuk i përmbushin seksualisht.

Louise shton më tej se këto gra janë vetë fajtore, pasi fokusohen vetëm te puna, fëmijët, përditshmëria e jetës dhe në mënyrë të vetëdijshme ‘braktisin’ krevatin bashkëshortor.

Louise tregon për mediat britanike, se filloi të tradhtojë burrin në vitin e fundit të martesës së saj, një vit para se burri i saj të ndahej nga jeta.

“Kam bërë këtë jetë që nga ajo kohë. Vdekja e tij më bëri të kuptoj se duhet të kap ritmin e ditës dhe ta shfrytëzoj atë. Njerëzit duhet të gjykojnë më pak dhe të bëjnë më shumë seks”, shprehet ajo.

Louise Van Der Velde ka një këshillë edhe për femrat:

“Kënaqini më shumë burrat tuaj me seks, përpara se ata të ndjehen të pakënaqur. Nëse do të ishin më të hapur me seksin, do të kishte më pak tradhëti”./a.k/noa.al/